image Liverpooli e fiton në sekondat e fundit ndeshjen ndaj Aston Villës

Futboll

Sport/ Liverpooli e fiton në sekondat e fundit ndeshjen ndaj Aston Villës

news image

Liverpooli ka mposhtur Aston Villën në sekondat e fundit, në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Liverpool fitoi me rezultat 2-1 për ta vazhduar diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 21-të me anë të Trezeguet.

Andy Robertson arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 87-të, derisa Sadio Mane shënoi golin e fitores në minutën e 90+4.

Pas kësaj xhiroje, Liverpooli vazhdon të jetë lider i Ligës Premier me 31 pikë./Gazeta Sinjali/