image Liverpooli e fiton ndeshjen ndaj Brightonit

Futboll

Sport/ Liverpooli e fiton ndeshjen ndaj Brightonit

news image

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitoren e pestë radhazi në kampionat pasi ka mposhtur Brightonin me rezultat përfundimtar 2-1.

Heroi i ndeshjes ishte Virgil Van Dijk, i cili ka realizuar dy gola për skuadrën e Kloppit në minutat 18-të dhe 24-të të ndeshjes. Mysafirët ngushtuan rezultatin për 2-1 me Dunk në minutën 79-ën.

Liverpooli me këtë fitore renditet në pozitën e parë me 40 pikë, ndërsa Brighton zë vendin e 15-të me 15 pikë./Gazeta Sinjali/