image Liverpooli e City ndahen në paqe në spektaklin e dhuruar në pjesën e dytë - Sinjali

Liverpooli e City ndahen në paqe në spektaklin e dhuruar në pjesën e dytë

news image

Liverpooli e Manchester City barazojnë në kuadër të  xhiros së shtatë në Premierligë, transmeton Sinjali Sport.

Ky derbi u përmbyll me rezultat 2-2.

Pjesa e parë mbaroi pa gola, me disa raste të humbura, por pjesa e dytë ishte për të mos u harruar.

Të kuqtë kaluan në epërsi me anë të Sadio Manes, në  minutën e 59-të.

Më pas, mesfushori anglez, Phil Foden barazoi shifrat pas 10 minutave.

Pastaj, Mohamed Salah me golin më të bukur të mbrëmjes, kaloi përsëri vendasit në avantazh në të 76-ën minutë.

Pas pesë minutave, Kevin de Bruyne barazoi rezultatin duke qenë e tëra në këtë ballafaqim.

Me këtë barazim, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë me 15 pikë, kurse mysafirët me 14 pikë janë një  pozitë më poshtë. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin