image Liverpooli bindshëm triumfon ndaj Leeds, i afrohet në vetëm tre pikë Man Cityt

Futboll

Liverpooli bindshëm triumfon ndaj Leeds, i afrohet në vetëm tre pikë Man Cityt

news image

Liverpooli zhvilloi sot (e mërkure) xhiron e mbetur të javës së 19-të, transmeton Sinjali Sport.

Të kuqtë mposhtën në “Anfield Road”, skuadrën e Leedsit me rezultat bindës 6-0.

Mohamed Salah me dy gola nga penaltia dhe një asistim te Joel Matip shkëlqeu, kurse dy gola tjerë i shënoi edhe Sadio Mane nga asistimi i Jordan Henderson dhe Divock Origit, për në fund Van Dijk vulosi gjithçka me një gol të bukur me kokë.

Skuadra e Klopp po kalon formën më të mirë në elitën e futbollit anglez, ku ka ecuri më të mirë edhe se lideri, Manchester City që u mposhtë në xhiron e kaluar. Liverpooli nuk di për humbje tashmë në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ku ka 12 fitore e vetëm dy barazime.

Reds gjenden në pozitën e dytë me 60 pikë, vetëm tre larg Citizens, që kryesojnë.

Në anën tjetër mysafirët nga Leedsi, po kalojnë formë të dobët këtë stinor, për dallim prej atij të kaluar, pasi gjenden në pozitën e 15-të me 23 pikë, ku nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit. /GazetaSinjaliSporti/