image Liverpool - United, formacionet e mundshme nga derbi më i madh anglez

Futboll

Liverpool – United, formacionet e mundshme nga derbi më i madh anglez

news image

Në kuadër të javës së 19-të në Premier Ligë, sonte zhvillohet derbi më i madh anglez, ai mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, shkruan Sporti në Sinjali.

Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, për faktin se të dy skuadrat deri më tani kanë dëshmuar se janë në garë serioze për titull. Gjithashtu, duke shtuar këtu edhe rivalitetin e madh që kanë këto dy skuadra.

Manchester United momentalisht është lider me 36 pikë, tri pikë më shumë se Liverpooli që renditet i treti. Vlen të theksohet se të dy skuadrat deri më tani kanë zhvilluar nga 17 ndeshje.

Derbi anglez do të zhvillohet nga ora 17:30 në ‘Anfield Road’, teksa tani janë zbuluar edhe formacionet e mundshme.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Fabinho, Robertson; Henderson, Thiago, Ëijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaë; McTominay, Fred; Rashford, Fernandes, Pogba; Martial.

/Sporti në Sinjali/.