image Liverpool shpreh interesim për sulmuesin korean, Hwang Hee-chan

Futboll

Liverpool shpreh interesim për sulmuesin korean, Hwang Hee-chan

news image

Liverpooli po e monitoron situatën e sulmuesit të Koresë së Jugut, transmeton Sinjali Sport.

Sipas Football Insider, Liverpool është duke eksploruar mundësinë e mposhtjes së Wolves deri në nënshkrimin e Hwang Hee-chan.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut është aktualisht në huazim te Molineux nga RB Leipzig, por klubi i tij aktual do të duhet të shesë në mënyrë që të bëjë një marrëveshje të përhershme dhe kjo i ka interesuar Liverpoolit, pasi ata e kanë vëzhguar 25-vjeçarin gjatë javëve të fundit.

Hwang në këtë sezon në Premierligë ka zhvilluar nëntë ndeshje, ku ka realizuar katër gola, duke bërë performanca që i ranë në sy gjigantit anglez. /Gazeta Sinjali Sporti/