image Liverpool sërish në avantazh ndaj Benficas, kualifikimi shumë afër (VIDEO)

Futboll

Liverpool sërish në avantazh ndaj Benficas, kualifikimi shumë afër (VIDEO)

news image

Liverpooli ka arritur të dalë sërish në avantazh në sfidën e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që është duke u zhvilluar në Anfield.

Pjesa e parë u mbyll e barabartë me rezultat 1-1, me ‘Reds’ që kaluan të parët në epërsi, për tu barazuar më pas nga portugezët.

Në pjesën e dytë, ka ardhur reagimi sërish i vendasve të cilët kanë kaluar në avantazh.

Roberto Firmino ka realizuar golin në minutën e 55-të, nga një asistim i Jotas.

/GazetaSinjaliSport/