image Liverpool me fitore të pastër mposht Burnleyn

Futboll

Liverpool me fitore të pastër mposht Burnleyn

news image

Burnley ishte nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen e parafundit të këtij edicioni në Premierligë, transmeton Sinjali Sport.

Përballja që u zhvillua në praninë e tifozëve për herë të parë për këto dy klube në këtë sezon, ku “të kuqtë” shënuan fitore të pastër 3-0.

Braziliani Roberto Firmino shënoi golin e parë në këtë ndeshje, ndërsa të dytin mbrojtësi Nathaniel Phillips dhe të fundit e realizoi anglezi Alex Oxlade Chamberlain.

Liverpooli pas fitores barazohet me pikë me Leicesterin ia “rrëmbejnë” pozitën e katërt.

Në anën tjetër vendasit ndodhen në vendin e 17-të me 39 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/