image Liverpool konfirmon lajmin e keq për Xherdan Shaqirin

Kosovë

Sport/ Liverpool konfirmon lajmin e keq për Xherdan Shaqirin

news image

Është konfirmuar se Xherdan Shaqiri do t’i mungojë Liverpoolit për ndeshjen e radhës.Klubi ka konfirmuar se Shaqiri do t’i mungojë të kuqve në përballjen me MK Dons në kuadër të Carabao Cup.

Ky takim do të zhvillohet nesër (e mërkurë), ndërsa Shaqiri nuk do të jetë me skuadrën shkaku i lëndimit.

Shqiptari që luan për Zvicrën, e pësoi një lëndim të lehtë të hënën në seancën e fundit stërvitore në Melwood, derisa tani po mbikëqyret nga stafi mjekësor.

“Dje gjatë fundit të stërvitjeve, Shaqiri ndjeu një shtrëngim në muskulin e pjesës së prapme të këmbës”, tha ndihmës-trajneri Pepijn Lijnders për faqen zyrtare, Liverpoolfc.com

“Ai nuk mundi të vazhdojë dhe një skanim tregoi se ai kishte një çarje të vogël në pulpë. Duhet të presim disa ditë, por ai sigurt s’do të jetë i gatshëm për lojë nesër. Atij i duhet ca pushim, andaj nuk duhet të jetë i përfshirë”, tha ai.

Carabao Cup ka mundur të jetë skena ku Shaqiri do të startonte për Liverpoolin, pasi këtë sezon nuk e ka startuar asnjë ndeshje me të kuqtë.

Ai është paraqitur në vetëm 25 minuta gjithsej, në Premier Ligë (2 paraqitje), Ligën e Kampionëve (1) dhe  një në Community Shield.