image Liverpool kërkon ta transferojë Iscon e Real Madridit

Futboll

Sport/ Liverpool kërkon ta transferojë Iscon e Real Madridit

news image

Skuadra angleze, Liverpool është duke përgatitur një ofertë sensacionale për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Trajneri Jurgen Klopp është duke u ballafaquar me lëndime të shumta në skuadër, prandaj është duke menduar që të sjell nën urdhrat e tij mesfushorin Isco.

Fabinho, Naby Keita, Xherdan Shaqiri e James Milner, kanë munguar në disa ndeshjes, ndërsa Alex Oxlade-Chamberlain po ashtu u lëndua në muajin dhjetor.

Nëse dështon ta transferojë 27-vjeçarin e Realit, atëherë Liverpooli do ta kërkojë 23-vjeçarin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili kërkohet edhe nga Manchester Unitedi. /Gazeta Sinjali/