image Liverpool kalon në epërsi me anë të Sadio Manes

Futboll

Liverpool kalon në epërsi me anë të Sadio Manes

news image

Liverpooli po përballet me Crystal Palace në ndeshjen e fundit të sezonit 2020/21 në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

“Të kuqtë” po luajnë në “Anfield” në prani të shikuesve, ku rezultati ndryshoi në të mirë të tyre në 1-0.

Sadio Mane kaloi vendasit në epërsi me golin e minutës së 36-të nga asistimi i Roberto Firminos.

Skuadra e Kloppit me fitore e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra londineze gjendet në pozitën e 13-të me 44 pikë.

/Gazeta Sinjali Sporti/