image Liverpool i kthehet fitoreve, një hap më afër titullit

Futboll

Futboll/ Liverpool i kthehet fitoreve, një hap më afër titullit

news image

Skuadra e Liverpool me plot mund por ka arritur ta mposht Bournemouth-in me rezultat 2:1.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, transmeton Gazeta Sinjali.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me Callum Wilson në minutën e 9-të.

Në minutën e 25-të, Salah shfrytëzoj gabimin e mbrojtjes së Bournemouth duke barazuar rezultatin.

Pastaj në të 33-tën, Van Dijk për mrekulli e gjeti Sadio Manen i cili u tregua i pagabueshëm përball portierit kundërshtar.

Me këtë fitore Liverpool i është rikthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi. Tashmë ata janë shumë pranë titullit të Premier Ligës./Gazeta Sinjali/