image Liverpool fiton derbin ndaj Chelseas

Futboll

Sport/ Liverpool fiton derbin ndaj Chelseas

news image

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndeshjen derbi ndaj Chelseas, e cila është e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më konkret duke konkretizuar rastet.

Pas vetëm 14-të minutave lojë, Reds kaluan në epërsi 1-0 të shënuar nga Trent Alexander-Arnold.

Blutë arritën të kthehen në lojë në minutën e 27-të, duke shënuar me anë të Cesar Azpilicuetas, por goli iu anulua pas rikthimit të VAR-it për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 30-të, Liverpooli u tregua përsëri konkret duke shënuar gol me Roberto Firminon.

N’Golo Kante në minutën e 72-të shënoi një gol të bukur për 1-2 dhe ky doli të jetë goli i rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 18 pikë në vendin e parë, ndërsa Chelsea renditet i 11-ti me tetë pikë.