image Liverpool do ta shesë Harry Wilson për t’i bërë vend një lojtari tjetër

Futboll

Sport/ Liverpool do ta shesë Harry Wilson për t’i bërë vend një lojtari tjetër

news image

Ekipi i Liverpool pritet të jetë shumë aktive në merkaton verore.

Duke parë se tashmë ka krijuar një kontingjent të madh të lojtarëve, ekipi anglez pritet të bëjë disa largime.

Sipas ‘90min’, Liverpool do ta shesë talentin 22 vjeçar, Harry Wilson për t’i bërë vend talentit të akademisë, Curtis Jones.

Wilson për momentin është i huazuar tek skuadra e Bournemouth, por gjatë merkatos verore mund të ndërroj ambient.

Liverpool i ka vendosur Wilsonit një çmim prej 30 milionë eurosh. Mesfushori uellsian ka shënuar 7 gola në 22 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë./Gazeta Sinjali/