image Liverpool dëshiron të bëjë një ndryshim në fanella

Futboll

Sport/ Liverpool dëshiron të bëjë një ndryshim në fanella

news image

Skuadra e Liverpoolit dëshiron t’i ndryshojë fanellat në ligën angleze, kështu duke ia shtuar logon e Kupës së Botës për Klube, kompeticion të cilin e fitoi javën e kaluar.

Me rregullore të kampionatit anglez, skuadrat lejohen të bëjnë ndryshime në fanella vetëm atëherë kur kanë mesazhe sensibilizuese, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, Liverpooli është bazuar te skuadra e Real Madridit, e cila ishte lejuar që ta ndryshojë fanellën në gjysmë të edicionit sa herë që ka fituar Botërorin e Klubeve.

Rregullat e ndryshimit të fanellës në mes të sezonit janë tepër strikte në Angli, por skuadra e Jurgen Kloppit kërkon tashmë që të njihet dhe si kampione e botës në futboll./Gazeta Sinjali/