image Liverpool arrin marrëveshje me sulmuesin uruguajan, Nunez

Futboll

Liverpool arrin marrëveshje me sulmuesin uruguajan, Nunez

news image

Liverpool ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Benfica-s, Darwin Nunez, raporton The Athletic, përcjell Sinjali Sport.

Të mërkurën, u zbulua se Liverpool kishte hyrë në bisedime me klubin portugez dhe do të duhej të thyente rekordin e tyre të transferimit për të nënshkruar me Nunez. Tani ata janë bërë një hap më afër sigurimit të firmës së tij.

Burimet bëjnë me dije se asgjë nuk është firmosur me lojtarin dhe se nuk ka asnjë marrëveshje mes klubeve. Çdo marrëveshje që Benfica të bëjë për të shitur Nunez pritet të jetë rreth 100 milionë euro (85.5 milionë funte) në total.

Diskutimet mendohet të jenë në vazhdim mbi strukturën e marrëveshjes. Benfica besohet se dëshiron rreth 80 milionë euro të garantuara me një shtesë prej 20 milionë eurosh në lidhje me performancën që ata i konsiderojnë realiste.

Jurgen Klopp është një admirues i madh i sulmuesit uruguaian pasi klubi synon një zëvendësues të Sadio Mane, i cili pritet të bashkohet me Bayern Munich.

/GazetaSinjaliSport/