Arlind Morina, asamblist nga Lista Guxo në Kuvendin Komunal të Malishevës tashmë është rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Rikthimi i tij në LDK është bërë shkaku i reformave të thella, ka konfirmuar Morina për Indeksonline.
“Rikthimi im në LDK ka ndodhur si shkas i reformave të thella që kanë ndodhur mbas zgjedhjeve qendrore, duke parë që kryetari Lumir Abdixhiku ka filluar një politikë të re duke reformuar shumë degë të LDK-së, njëra ndër to edhe dega e LDK-së në Malishevë”, u shpreh ai.
Morina është i bindur se në Lidhjen Demokratike të Kosovës është e ardhmja politike.
LDK është pjesë e qeverisjes lokale në Malishevë. Ajo udhëheq me tri drejtori në këtë komunë si dhe ka postin e kryesuesit të kuvendit komunal.
Pas largimit të Morinës nga Guxo, tashmë kjo parti në Malishevë ka vetëm një asamblist.