image Lista Serbe udhëton në Gjermani – bisedohet për futjen e tyre në Qeverinë e Kosovës

Kosovë

Delegacion/ Lista Serbe udhëton në Gjermani – bisedohet për futjen e tyre në Qeverinë e Kosovës

news image

Një delegacion i Listës Serbe ka udhëtuar gjatë ditës së sotme në Berlin të Gjermanisë, ku pritet të takohen me zyrtarët e lartë të Bundestagut gjerman dhe me ata të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas mediave nga Beogradi, delegacioni i Listës Serbe do të zhvillojë një takim edhe me Richard Grenell i cili është i dërguar e posaçëm i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për dialogun Kosovë Serbi.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Serbi, temë kyçe në takimet e delegacionit serb me zyrtarët gjermanë dhe emisarin e SHBA, Grenell, do të jetë gjendja politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovës dhe mundësia që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë , si dhe mundësia e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi./Gazeta Sinjali/