image Lista Serbe u bën thirrje protestuesve në Zveçan: Shpërndahuni rreth orës 16:00

Politikë

Lista Serbe u bën thirrje protestuesve në Zveçan: Shpërndahuni rreth orës 16:00

news image

Sërgjan Millosavleviq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, u ka bërë thirrje protestuesve në Zveçan, që të shpërndahen rreth orës 16:00, dhe të mblidhen sërish nëser në protestë paqësore.

Millosavleviq, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, ka thënë se protestat e komunitetit serb do të vazhdojnë, derisa të përmbushen kërkesat e tij, përkatësisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, ashtu si edhe kryetarëve shqiptarë.

Lista Serbe ka kërkuar më herët që të lirohen edhe protestuesit e arrestuar një ditë më parë gjatë një përplasjeje me ushtarët e KFOR-it.

/GazetaSinjali/