image Lista Serbe sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë

Politikë

Lista Serbe sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë

news image

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës. Kështu është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në tubim do të marrin pjesë “të gjitha gratë dhe nënat” serbe që jetojnë në Kosovë. Protesta është paralajmëruar edhe në të gjitha institucionet.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel.

Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.

/GazetaSinjali/