image Lista Serbe: Sindromi i Albin Kurtit është i rrezikshëm

Akuza/ Lista Serbe: Sindromi i Albin Kurtit është i rrezikshëm

news image

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Lisa Serbe kanë thënë se Prishtina me heshtjen e institucioneve evropiane në Bruksel po shkel marrëveshje të garantuara nga Bashkimi Evropian.

“Ajo vetëm po tregon hipokrizinë e të gjithë atyre që flisnin për sundimin e ligjit dhe respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara”, kështu ka theksuar Lista Serbe në një njoftim për media.

Të njëjtët duke përmendur liderin e VV-së, Albin Kurtin kanë thënë se së bashku me përkrahësit e tij kanë një sindrom paszgjedhor të rrezikshëm për vendin.

“Sindromi paszgjedhor nga i cili po vuan Albin Kurti dhe përkrahësit e tij është mësa i rrezikshëm për të ardhmen e zhvillimeve politike në Kosovë, dhe heshtja e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë indirekte dërgon një mesazh aprovimi për një veprim të tillë”, thuhet në një deklaratë të Listës së Serbe të Goran Rakiqit./Gazeta Sinjali/