Lista Serbe ka vlerësuar se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “askush nuk do ta ndalojë në veri e as në jug”, dhe se vitin e ardhshëm do të “punësojë edhe 500 policë dhe 600 ushtarë”, sipas tyre është e qartë se kjo është një kërcënim për serbët si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës.
“Përkundër thirrjeve të qarta të bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojë përshkallëzimin e mëtejmë, dhe Prishtina të fillojë de-përshkallëzimin dhe formimin e Asociacionit, Albin Kurti sot bëri një deklaratë se askush nuk do ta ndalojë atë, as në veri e as në në jug, dhe që për këtë qëllim vitin e ardhshëm të punësohen edhe 500 policë dhe 600 ushtarë, që është një kërcënim i dukshëm për serbët në veri dhe në jug të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, transmeton KO.
Në reagimin e tyre, bëhet gjithashtu thirrje ndaj ndëkombëtarëve që t’i reagojnë Kurtit dhe sipas tyre t’i “parandalojnë planet e kryeministrit”.
“Dhe pastaj serbët u rrahën, u arrestuan, u shtypën dhe bota e shikoi në heshtje, prandaj u bëjmë thirrje akterëve ndërkombëtarë që të ngrenë zërin dhe të parandalojnë planet e Kurtit, që do të nënkuptonin dëbimin e popullit serb nga vatrat e tij shekullore. dhe krijimi i shtetit policor në tentativë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.