Drejtori i Zyrës së ashtuquajturës për Kosovën dhe Metohi, Marko Gjuriq, pritet të takohet sot me Listën Serbe.
Takimi pritet të zhvillohet në Pallatin e Serbisë, ndërsa nuk bëhet e ditur asgjë më shumë lidhur me takimin e tyre.
Po ashtu pas takimit është konfirmuar se do të mbahet një konferencë për media. Kujtojmë se Lista Serbe është lënë jashtë negociatave për formimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta Sinjali/