image Lista Serbe kërkon nga serbët që ta parandalojnë hyrjen e Policisë së Kosovës në Veri

Politikë

Lista Serbe kërkon nga serbët që ta parandalojnë hyrjen e Policisë së Kosovës në Veri

news image

Lista Serbe ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës për vetëpërmbajtje.

Lista Serbe gjithashtu ka kërkuar nga ta që ta lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin në këtë pjesë të vendit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, thuhet në njoftimin për media, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët që të parandalohet hyrja e Policisë së Kosovës atje.

/GazetaSinjali/