image Lista Serbe dënohet me 30 mijë euro nga PZAP

Kosovë

Zgjedhje/ Lista Serbe dënohet me 30 mijë euro nga PZAP

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar Listën Serbe me 30 mijë euro për shkak një spoti zgjedhor të kësaj partie politike.

Lista Serbe është gjobitur me arsyetimin se ka bërë nxitje të urrejtjes ndaj komunitetit shumicë në Kosovës.

“Kur është vështirë, vetëm së bashku fitojmë, në mbrojtje të asaj që është e jona, kur thërret Serbia unë jap votën time”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ankesa ishte bërë më 26 qershor, ndërsa Lista Serbe do të ketë afat 15 ditë që ta paguajnë gjobën./Gazeta Sinjali/