image Lista Serbe del me njoftim: Nuk marrim pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

Politikë

Lista Serbe del me njoftim: Nuk marrim pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

news image

Lista Serbe ka bërë të ditur të martën se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në katër komunat veriore, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilët mbi 95% janë në këto zona”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin si datë për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës.

Të katër komunat veriore kanë mbetur pa kryetarë, pasi zyrtarët e Listës Serbe, më 5 nëntor dhanë dorëheqjen nga institucionet e Kosovës

Vendimi u mori pas takimit në Zveçan i thirrur nga kreu i Listës Serbe Goran Rakiq me përfaqëuses të serbëve të cilët punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky vendim erdhi si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve në targa RKS dhe për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

/GazetaSinjali/