Më 27 nëntor të vitit të kaluar Gllogjanin e tronditi një krim i rëndë. Bëhet fjalë për vrasjen e trefishtë, për të cilën u arrestuan tre persona si të dyshuar.
Mirëpo Malsor Mehmetaj është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Ajo tha se masa e paraburgimit, Mehmetajt i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.
“Me propozim te prokurorit te çeshtjes, te pandehurit Malsor Mehmetaj, masa e paraburgimit i eshte zevendesuar me masen e arrestit shtepiak“, ka thënë Zhuti për Sinjalin.