image Lirohet nga paraburgimi aktivisti i PSD-së

Politikë

Lirohet nga paraburgimi aktivisti i PSD-së

news image

Aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme është liruar sot nga paraburgimi, raporton Gazeta Sinjali.

Megjuani u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” gjatë protestës së PSD-së, të shtunën e kaluar, ku dyshohet se goditi në kokë një zyrtar policor.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Megjuani, i cili e quajti politik arrestimin e tij dhe të kreut të partisë, Dardan Molliqajt.

“Pse ndodhi që ballafaqimi im dhe i Dardanit të ndodh 3 ditë prapa, ftesa zyrtare imja ka ardh më 31 janar, dy ditë pas protestës. Pse nuk na kanë arrestu atë ditë, ata e kanë prit momentin e caktum politik për me bë këtë”, u shpreh ai në Kanal 10.

Kujtojmë se Molliqaj po vazhdon të mbahet në paraburgim dhe ndaj të njëjtit dje Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Edhe Molliqaj dyshohet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ai u arrestua të martën, afër studiove të një televizioni, ku pritej të merrte pjesë në një debat. Arrestimi i tij shkaktoi reagime të shumta në publik dhe kritika nga disa liderë opozitarë.

/GazetaSinjali/