image Lirohet nga burgu krimineli serb, shpërthen Veseli

Kosovë

Shqetësuese/ Lirohet nga burgu krimineli serb, shpërthen Veseli

news image

Krimineli famëkeq serb, Miodrag Sholaja, i dënuar për vrasjen e 14 shqiptarëve, është liruar nga burgu 3 vite më herët nga sa ishte parashikuar në vendim.

Sholaja ka qenë pjesë e grupit paramilitar serb, “Akrepat”, dhe më 28 mars 1999, vrau 14 njerëz në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë. Viktimat ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare. Në vitin 2008-të, Miodrag Sholaja mori një dënim qesharak me 15 vite burg, në një kohë ku u provua përfshirja e tij në vrasjen e 14 njerëzve.

Lirimi i tij vjen një vit pas lirimit të Sasha Cvjetani, nga e njëjta njësi që kreu masakrën e Podujevës.

Ndaj lirimit të kriminelëve serbë të dënuar për krime ndaj shqiptarëve, ka reaguar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli, përmes një shkrimi në Facebook, kritikën më të ashpër e ka adresuar ndaj Bashkimin Evropian, për shkak se sipas tij, BE po qëndron indiferente ndaj këtyre zhvillimeve dhe për më tepër, siç thotë Veseli, po i hap perspektiven integruese Serbisë.

Veseli, e ka quajtur akt të turpshëm lirimin e parakohshëm të Miodrag Sholajas, i cili ishte pjesë e njësisë “Akrepat” gjatë luftës në Kosovë.

Sipas tij, ky akt demaskon mungesën e vullnetit të Beogradit për të vënë drejtësi./Sinjali/

Ky është shkrimi i plotë i Veselit:

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1328891397286063?__xts__[0]=68.ARAk4XDflWp2KMCXAmAB4LCQPHZVfgPSc9Za9W5S6_5E3vo8D9GWsllj3nfnQ3TVFiC7-GIgsk9APRLzyPLkqfI7Zy6oLYZ7nb8Hc8sk4gq_4F-AeD_yLZZwphPleAW82BVLIUYyKi3F8xb_2Qwmihfsm4_g14rh_A9-jiYYCSIsi2btWd4vV08V6x6sTIWyE1SblJCOsF24KSE8ThB8nP66H3kiSG246mpckruE0NuvBc_wczb8xT51JUqMbm1p2Icf0n6lqx0WC8uP7PsI_yULxAx9w73btveYtANlwBYBx1kAiktHK3WZIQjrtoWrvDwLv0YYQOS-oGS_gVxKeg&__tn__=-R