image Lirohet nga akuza edhe në rigjykimin e dytë kryeinspektori i MMPH-së i akuzuar për korrupsion

Drejtësi

Lirohet nga akuza edhe në rigjykimin e dytë kryeinspektori i MMPH-së i akuzuar për korrupsion

news image

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka përfunduar rigjykimi i dytë për korrupsion ndaj kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi, si dhe tre inspektorëve tjerë të kësaj komune, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka.

Edhe në rigjykimin e dytë janë liruar nga akuza për korrupsion kryeinspektori dhe tre inspektorët tjerë të akuzuar.

“Ky është verdikti i gjykatës, ju e dini që për këtë çështje penale është vendosur njëherë me aktgjykim nga kjo gjykatë, Gjykata e Apelit për shkak të një gabimi teknik që është lëshu në dispozitivin e aktgjykimit, çështjen e ka kthy në rivendosje e ne kemi vendos prapë për çështjen edhe arsyet pse e ka kthy Gjykata e Apelit janë për shkak se gjykimi për këtë çështje ka përfunduar në një afat shumë të shpejt kohor dhe kanë mëndu që ju kanë shkel të drejtat e palëve në procedurë”, tha gjykatësi, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, pas ankesës të ushtruar nga prokuroria, Gjykata e Apelit herën e parë më 25 janar 2022 e kishte kthyer rastin në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale procedurale.

/GazetaSinjali/