image Lirohet edhe biznesmeni i dyshuar për ryshfet në rastin "Brezovica"

Drejtësi

Lirohet edhe biznesmeni i dyshuar për ryshfet në rastin “Brezovica”

news image

Pas Kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që ta lirojë nga paraburgimi edhe biznesmenin, Ismet Asllani, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo Gjykatë ka vendosur që masa e paraburgimit Asllanit t’i zëvendësohet me masën e kufizimit të lëvizjes – ndalimi për t’u ofruar vendit apo personit të caktuar.

Asllani është pronar i kompanisë “Kashtanjeva Dekor SHPK”. Ai ishte arrestuar në janar të këtij viti në kuadër të aksionit “Brezovica”.

Ai dyshohet se i ka dhënë para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare.

Asllani ngarkohet me veprat penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429, par.3 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/