Gjykata Themelore e Gjilanit e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së këtij rajoni për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 29-vjeçarit me inicialet P.M., i dyshuar për dhunimin seksual të 33-vjeçares me iniciale D.K., shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim, sipas zëdhënësit të gjykatës, Sabit Shkodra, është marrë për shkak se ka munguar dyshimi i bazuar.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka refuzuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, duke e liruar të pandehurin, pasi që mungon dyshimi i bazuar për caktimin e paraburgimit”, tha Shkodra për Gazetën Sinjali.
Shkodra tha se raporti mjekësor ka konstatuar që nuk ka shenja të dhunës dhe se 33-vjeçarja nuk ka kërkuar ndihmë nga recepsionisti i motelit, ndonëse dhoma e motelit në të cilin ndodheshin ata ka qenë afër recepsionit.
Burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj prokurorie kanë bërë të ditur se vajza e ka lajmëruar rastin në polici, kur djali i ka thënë që nuk do të martohet me të.
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se 33-vjeçari dhe 29-vjeçarja dyshohet se kanë qenë në lidhje dashurie me njëri-tjetrin që më shumë se 6 vjet.
Fillimisht P.M. dhe B.K, dyshohet se mëngjesin e 18 janarit kanë shkuar në një motel në fshatin Shillovë në Gjilan, ku kishin kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve.
Ndërkaq në mesnatë, pasi që ia kishte mbyllur sytë, gjoja për një surprizë, dyshohet se ia kishte lidhur duart dhunshëm dhe kishte filluar ta godiste viktimën me shuplaka në fytyrë dhe të kryejë dhunshëm marrëdhënien seksuale me të.
Gjatë marrëdhënies seksuale dhe orale, 29-vjeçari dyshohet se e keqtrajtoi fizikisht viktimën, duke e goditur me rrip të pantallonave në pjesën e poshtme të këmbëve./Gazeta Sinjali/