image Lirohen nga paraburgimi tri ish-infermieret që dyshohen për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Drejtësi

Lirohen nga paraburgimi tri ish-infermieret që dyshohen për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë

news image

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj të moshuarës M.N., në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka tërhequr licencën. Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet. 

Kujtojmë që Sinjali pati raportuar detaje ekskluzive nga sulmi brutal ndaj të moshuarës, i cili dyshohet se ishte planifikuar më parë nga Aurona Pelaj dhe koleget e saj.

/GazetaSinjali/