image Lirohen nga pagesat autobusët që vijnë nga qytetet e tjera në Prishtinë

Sociale

Lirohen nga pagesat autobusët që vijnë nga qytetet e tjera në Prishtinë

news image

Lirohen nga pagesa, transportuesit të cilët janë duke mbajtur linjat e udhëtimit.

Lajmi u bë i ditur nga një njoftim i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ku thuhet se lirimi nga pagesa është bërë pas kërkesës së Shoqatës të Transportuesve.

“Me kërkesë të Shoqatës së Transportuesve për shkak të situatës në të cilën ndodhemi dhe humbjeve që për momentin kanë transportuesit, Stacioni i Autobusëve Prishtinë i liron nga pagesa e peronizimit transportuesit të cilët mbajnë linjat e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Nga 18 maji disa kompani kanë filluar me linjat e tyre të rregullta, disa prej tyre kanë pohuar se janë duke punuar me humbje për shkak të numrit të vogël të udhëtareve./Gazeta Sinjali/