image Lirohen nga masa e paraburgimit shtatë të arrestuarit për mashtrim përmes "Call Center"

Drejtësi

Lirohen nga masa e paraburgimit shtatë të arrestuarit për mashtrim përmes “Call Center”

news image

Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për arrestimin e 18 të dyshuarve në aksionin “Call center” që u zhvillua në 17 lokacione në Prishtinë dhe Ferizaj. Të njëjtit kanë qëndruar në paraburgim prej një muaji. Sinjali mëson se shtatë prej tyre janë liruar nga kjo masë.

Gazeta Sinjali ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin nga masa e paraburgimit Drin Hajredinin, Mendim Tetajn, Visar Kabashin, Ardit Zllanogën, Leotrim Haxhiajn, Çlirim Qelajn dhe Argjent Veselin.

Në këtë vendim thuhet se gjykata ka vendosur që masën e paraburgimit t’ua zëvendësojë me masën e arrestit shtëpiak deri më 30 qershor 2021.

/GazetaSinjali/