image Lirohen italianët që përdhunuan shqiptaren për 10 vjet me radhë

Botë

Botë/ Lirohen italianët që përdhunuan shqiptaren për 10 vjet me radhë

news image

Një grua shqiptare ka treguar në polici se që 10 vjet shfrytëzohej seksualisht nga pesë persona, që të gjithë italianë.

Pas denoncimit të gruas shqiptare, prokuroria nisi hetimet dhe urdhëroi ndalimin e pesë të dyshuarve. Mirëpo, të dyshuarit: Gianni Montalto, William Oranges, Pierluigi Gallo, Sergio Gallo dhe Salvatore Bruno, janë lënë të lirë, së paku për momentin, shkruajnë mediat italiane.

Fillimisht mbi ta u ngritën akuzat e dhunës seksuale dhe zhvatjes.

Viktima shqiptare kishte thënë në organet kompetente se ishte përdorur si prostitutë për 10 vjet dhe kishte raste kur kishte kryer seks në grup, pa dëshirën e saj.

Mësohet se ajo kishte pasur lidhje jashtëmartesore me njërin nga djemtë. Ai më pas e kishte shfrytëzuar seksualisht për një kohë të gjatë. Madje, në disa raste gruaja shqiptare kishte shkuar për kurim në Spitalin e Romës, për shkak të shenjave të dhunës që kishte në trup.