image Lirohen 20 ushtarë rusë të zënë rob në Ukrainë

Botë

Lirohen 20 ushtarë rusë të zënë rob në Ukrainë

news image

Njëzet ushtarë rusë të kapur rob nga ushtria ukrainase janë liruar pas negociatave me Kievin.

Kështu ka bërë të ditur ministria ruse e mbrojtjes, raporton CNN.

“Si rezultat i procesit të negociatave për shkëmbimin, sot 20 ushtarakë rusë janë kthyer nga territori i Ukrainës i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, thuhet në deklaratë.

“Të gjithë ushtarakëve të liruar u jepet ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore”, thonë nga ministria ruse e mbrojtjes.

Në deklaratë nuk u përmenden kushtet e marrëveshjes së negociatave me Kievin për lirimin e ushtarëve.

/GazetaSinjali/