Futbollistit të Dinamo Zagrebit, Lirim Kastratit i ndodh një situatë e pakëndshme mbrëmë në ndeshjen ndaj Goricës.
Dinamo Zagrebi mposhti Goricën me rezultat 1:0 në elitën e futbollit kroat.
Në fund të ndeshjes, ylli i Kosovës u rrëzua vetë në fushë.
Mjekët dhe stafi mjekësor nxituan menjëherë për ta shpëtuar atë dhe më pas e larguan nga fusha.
“Index.hr” raporton se tashmë gjithçka është mirë.
Besohet se ai u ndje i plogësht për shkak të nxehtësisë së madhe.
Ndryshe, Kastrati nuk do të luajë për Dinamon javën e ardhshme në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspolit pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe atij nuk i është lëshuar viza. /GazetaSinjaliSporti/