image Lirika Deva dhe Elena Hoxha fitojnë medalje në Turqi

Sporte të tjera

Sport/ Lirika Deva dhe Elena Hoxha fitojnë medalje në Turqi

news image

Skitaret kosovare, Lirika Deva dhe Elena Hoxha kanë fituar medalje në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet në Uludag të Turqisë.

Dafia fitoi medaljen e artë, ndërsa Hoxha të bronztën në grupmoshën U-14, disiplina slalom.

Lirika Deva pati kohën 1:18.88 minuta nga të dyja lëshimet, ndërsa Elena Hoxha përfundoi me kohë 1:22.43 minuta.

Në këtë grupmoshë, Enxhi Sefaj doli e shtata me kohë 1:24.64. Pjesëmarrës ishin 17 garuese.

Afër medaljes ishte edhe Kiana Kryeziu në U-16, disiplina sllallom, duke dalë e katërta. Në këtë grupmoshë, e pesta doli, Etna Nura, kurse Eva Deva ishte e shtata.

Në konkurrencën e meshkujve (U-16), Dren Spahiu doli i dhjeti nga 16 garues, kurse Klos Vokshi në U14 ishte i pafat, pasi doli nga shtegu./Gazeta Sinjali/

No photo description available.
Image may contain: sky, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, outdoor and nature
Image may contain: snow, nature and outdoor