image Liqeni i Gazivodës goditet nga tërmeti, flet drejtori i Institutit Sizmologjik

Kosovë

Siguri/ Liqeni i Gazivodës goditet nga tërmeti, flet drejtori i Institutit Sizmologjik

news image

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se sot rreth orës 17:32 është regjistruar një tërmet në veri të Kosovës.

Saktësisht Liqeni i Gazivodës është goditur nga një tërmet me intensitet të ultë me magnitudë prej 3.8 shkallë të rihterit dhe thellësi rreth 5 kilometra.

Mustafa ka thënë për Gazetën Sinjali, se epiqendra e tërmetit ishte Liqeni i Gazivodës.

“Pjesa veriore e Kosovës, saktësisht Liqeni i Ujmanit apo Gazivodës është goditë nga tërmeti me një magnitudë 3.8 shkallë të rihterit dhe thellësi 5 kilometra”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se nuk ka rrezik për qytetarët nga tërmeti me këtë intensitet.

“Me këtë intensitet nuk ka rrezik, duke pasur parasysh që atu afër është penda, besoj që më këtë intensitet nuk ka rrezik”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/