Qyteti i Lipjanit, ka anuluar të gjitha aktivitetet të cilat janë paraparë të mbahen nesër, me 12 qershor, për nder të ditës së çlirimit të Lipjanit.
Kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kjo komunë kanë vendosur që për shkak të pandemisë dhe rastit të fundit pozitiv në Lipjan, të anulohen të gjitha aktivitetet.
“Për shkaqe të pandemisë COVID-19, dhe pas rastit të fundit të shfaqur në Lipjan, për të treguar kujdesje ndaj njëri tjetrit dhe ndaj vetës sonë, kemi vendosur që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapa të mbahen me 12 Qershor, kështu duke respektuar rekomandimet e nevojshme”, ka shkruar Ahmeti./ Gazeta Sinjali/