image Lipjan: Kthehet në shtëpi e mitura që kishte ikur dhe ishte bashkuar me "dhunuesin"

Siguri

Lipjan: Kthehet në shtëpi e mitura që kishte ikur dhe ishte bashkuar me “dhunuesin”

news image

Gazeta Sinjali në nëntor të këtij viti kishte raportuar për një vajzë të mitur e nacionalitetit ashkali e cila kishte ikur nga shtëpia e saj dhe kishte shkuar tek shtëpia e një mashkulli, po ashtu i nacionalitetit ashkali.

Një burim i Gazetës Sinjali brenda Policisë në Lipjan kishte bërë me dije se babai i vajzës ishte ankuar se ajo ishte larguar nga shtëpia, sipas tij vajza e ka telefonuar dhe i ka treguar se gjendet në shtëpinë e djalit të mitur dhe se është dhunuar, raporton Gazeta Sinjali.

Ky burim bënë me dije se rasti është hapur si dhunim nga prokurori i rastit.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Lipjan merr vesh se vajza është intervistuar dhe më pas është dërguar tek familja e saj.

/Gazeta Sinjali/