image Lipjan: Gruaja e rrahë burrin

Siguri

Lipjan: Gruaja e rrahë burrin

news image

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në Janjevë të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar atij lëndime të lehta trupore.

Rastin në Polici e ka lajmëruar viktima, i cili ka thënë se deri te dhuna fizike ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Policia bën të ditur se e dyshuara pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/