Binjakë, djalë dhe vajzë, janë foshnjat e para që u lindin këtë vit në Shkup.
Foshnjat kanë lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup.
Siç informojnë nga Klinika, e para ka lindur vajza, në orën 00:01, me peshë 2. 360 gramë dhe e gjatë 47 centimetra.
I dyti është djali dhe është lindur në orën 00:03, me peshë pre 1.760 gramë dhe i gjatë 46 centimetra. Foshnjat dhe nëna Snezhana nga Shkupi ndjehen mirë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dërgoi urime për familjen.
Tradicionalisht sot kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arslani dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup Viktorija Jovanovska do ta vizitojnë nënën e foshnjave./Gazeta Sinjali/