E njohur për zërin e fuqishëm, Linda Halimi ishte ndër këngëtaret me mbipeshë, por tani ka ndërruar pothuajse tërësisht.
Linda Halimi, ka disa vite që kur bëri një transformim drastik në dukjen e saj.
Ajo vazhdon akoma të përkujdeset për linjat trupore me palestër e gjëra të ndryshme.
Duke qenë se është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka treguar se cili është sekreti i linjave të saj trupore.
“Është gjithçka për mua, fillimisht palestra e më pas ushtrimet në park”, tha Linda
Dhe kjo tanimë vërehet, pasi thuajse çdo postim i Lindës ka të bëjë me palestër.
Halimi në anën tjetër po punon edhe me projekte të reja muzikore. /Gazeta Sinjali/