image Limaj pranon humbjen e pritur, beson që do të ketë rol vendimtar në qeverinë e re

Kosovë

Disfatë/ Limaj pranon humbjen e pritur, beson që do të ketë rol vendimtar në qeverinë e re

news image

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-ARK-PD, Fatmir Limaj, i është gëzuar rezultateve të para të Exit Poll-eve.

Limaj është shprehur i bindur se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Partia ime do të jetë vendimtare për përcaktimin e qeverisë së ardhshme”, ka deklaruar i lumtur Limaj.

I pari që e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje ka qenë Ramush Haradinaj. Pak më me diplomaci, humbjen e ka pranuar edhe partia e Kadri Veselit, PDK-ja. /Gazeta Sinjali/