image Limaj për vdekjen e shqiptarëve në Gjermani e Zvicër: Dje ishte një ditë e kobshme

Kosovë

Limaj për vdekjen e shqiptarëve në Gjermani e Zvicër: Dje ishte një ditë e kobshme

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për pesë shqiptarët që humbën jetën dje dhe sot në Gjermani dhe në Zvicër.

Limaj ka thënë se dita e premte ka qenë një ditë e kobshme dhe thotë se ndan dhimbjen me familjarët e viktimave.

“Dita e djeshme ishte e kobshme për katër bashkatdhetarë tanë të cilët ndërruan jetë, tre prej tyre në një aksident komunikacioni në Gjermani dhe tjetri në vendin e tij të punës në Zvicër. Në këto momente aspak të lehta për familjarët e tyre, ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që raste të tilla të mos përsëriten”, ka shkruar ai.

Limaj ka shprehur ngushëllime për familjen Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, tre anëtarë të të cilës humbën jetën dje në aksident dhe anëtari i katërt që vdiq sot, pasi që u lëndua në këtë aksident, si dhe familjes Avdylaj nga Zabërgja e Klinës për vdekjen aksidentale të djalit të tyre në vendin e tij të punës së Zvicër./Gazeta Sinjali/