image Limaj për Kurtin: E ka parë përfundimisht se puna në qeverisje nuk është e tij

Politikë

Limaj për Kurtin: E ka parë përfundimisht se puna në qeverisje nuk është e tij

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur të shoh se puna në qeverisje nuk është punë e tij dhe si rrjedhojë, ai bën të vetmen gjë që di të bëj më së miri, mashtrimin.

Limaj ka thënë se video-ja e dytë e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në brenda pak ditësh krahas asaj të parës, nuk i ka lënë përshtypje.

“S’më bënë përshtypje, kjo video flet për VV-në, drejtuesin e tyre dhe votuesin e tyre. Pastaj, edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Besoj kështu duhet t’a shohim”, ka deklaruar Limaj në Debat Plus.

Krahas kësaj, Limaj ka thënë se Kurti po bën të vetmen gjë në të cilën është i zoti të bëj e që sipas tij, mbesin mashtrimet.

“Qe një vit e nëntë muaj, ky njeri nuk mund të fsheh atë se çka është qeveria. I janë grumbulluar punët, të qenurit në qeveri është kundër asaj të të qenurit në pozitë. Ky tani, përfundimisht e ka pare se puna në qeverisje nuk është punë e tij është përmbytur në këtë situatë dhe po bën atë që di të bëj më së miri, të vetmet gjë në fund”, ka deklaruar Limaj.

Të hënën e 10 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sërish, përmes një videoje në Facebook, ka kritikuar deputetë e ish-pushtetarë të ndryshëm, duke thënë se terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

/GazetaSinjali/