image Limaj kërkon përballje me Kurtin, Veselin, Haradinajn e Osmanin

Politikë

Debat/ Limaj kërkon përballje me Kurtin, Veselin, Haradinajn e Osmanin

news image

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera që të përballen në një debat, për të treguar se cilat janë programet e tyre.

Limaj nga takimi në Kaçanik tha se gara tani është duke u zhvilluar në mes të kandidatëve, e për këtë ai ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit.

“Ta kthejmë këtë garë ne mes 5 kandidatëve le të fitojë më i miri dhe unë ai që fiton ia zgjat dorën”, tha Limaj.

Ai theksoi se është i gatshëm të ballafaqohet me secilin veç e veç edhe me të gjithë së bashku, ku ai tha se në këtë përballje do të dilte faqebardhë. /Gazeta Sinjali/