Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth mundësisë së pjesëmarrjes së partive opozitare në delegacionin shtetëror të Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Ai e ka vlerësuar si të nevojshme pjesëmarrjen e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e dialogut, duke thënë se beson se është koha që ato t’i bashkëngjiten tryezës së bisedimeve.
“Opozita duhet të jetë tani e tutje në delegacionin shtetëror, pasi që pa një konsensus politik ajo nuk miratohet. Është kruciale që opozita të jetë pjesë e bisedimeve për marrëveshjen finale”, u shpreh Limaj në RTK.
Tutje, Limaj pohon se ekziston një betejë të brendshme politike në vend, të cilën e sheh si të rrezikshme për humbjen e momentumit të ri, i cili do të çojë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë. /Gazeta Sinjali/